
Drejtuesi Politik për Tiranën për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ndarë disa momente si i pranishëm në mbrëmjen festive në Liberty Ball të inaugurimit të Donald Trump si president i Amerikës.
Këlliçi ka publikuar gjithashtu dhe disa sekuenca nga momenti kur Zonja e Parë, Melania Trump së bashku me Donald Trump përshëndesin të gjithë të ftuarit si dhe presidenti tashmë shpreh dhe njëherë premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme të isha pjesë e mbrëmjes festive Liberty Ball, në të cilën Presidenti Trump, i shoqëruar nga Zonja e Parë Melania dhe fëmijët e tij, si dhe Zv. Presidenti JD Vance, i shoqëruar nga zonja e tij, Usha Vance, përshëndeti të ftuarit dhe riafirmoi premtimet e tij të dhëna gjatë fushatës elektorale.
Përmes ovacioneve USA! USA!, Presidenti Trump u shpreh i qartë dhe i prerë se dëshiron që trashëgimia e tij politike të jetë ajo e një Presidenti përbashkues dhe paqebërës në mbarë globin,” shkruan Belind Këlliçi në profilin e tij në facebook.