Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Belind Këlliçi përballë me korbin e Covidit”, Berisha mbledh drejtuesit politik: Nuk krahasohet lista e PD me ata!

Shkruar nga Newsbomb
“Belind Këlliçi përballë me korbin e Covidit”,
Sali Berisha

Partia Demokratike ka mbledhur drejtuesit politikë të qarqeve në selinë blu, ku fjalën hyrëse e mbajti kryetari i partisë, Sali Berisha nga shtëpia ku është në “Arrest shtëpie”.

Kjo është mbledhja e parë pas caktimit nga Kryesia dhe pas përcaktimit të aksionit politik për 4 muajt në vijim në Këshillin Kombëtar të PD-së.

Ish-kryeministri nuk mund të mos komentonte listën e drejtuesve poltikë të PS të prezantuar sot nga Rama, ku tha se nuk krahasohet Belind Këlliçi me korbin e Covidit, Ogerta Manastirliun. Ai gjithashtu krahasoi Gazment Bardhin i cili do jetë përballë Ballukut në Fier.

Theksoj që në fillim se misioni që keni marrë përsipër është më i rëndësishmi i jetës suaj, sepse suksesi i këtij misioni është vendimtar për rikthimin e Shqipërisë në normalitet, për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri, për rivendosjen e shtetit ligjor, respektimin e plotë të lirive dhe të të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

Ky mision, them dhe njëherë, më i rëndësishmi që keni përmbushur në të gjithë karrierën tuaj për ju dhe të gjithë, kalon kësaj here në një rrugë të vështirë, në një rrugë komplekse, të veçantë.

Unë e di e di që ju keni drejtuar fushata elektorale, personale, por edhe kolektive, keni përmbushur detyra të rëndësishme, por kësaj here detyrë e të gjitha detyrave është inicimi sa më parë i një revolte të përgjithshme popullore, me qëllimin më kryesor për qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pra, ky mision nuk është kësaj here si misionet e tjera. Ky mision kërkon që ne t’i dalim Zot dhe të garantojmë qytetarët shqiptarë se vota e tyre nuk do mund të ekzekturohet, nuk do mund të varroset pa hyrë në kuti, dhe se ajo nuk do të shndërrohet në krim, dhe krimi në votë. Me forcën e fuqisë së PD, ne nuk do lejojmë një gjë të tillë, por detyra juaj është detyrë shumë e veçantë.

Si lider të PD në qarqet ku ju jeni ngarkuar kërkon që ju të jeni organizatorë të shkëlqyer. Kërkon që ju me ekipin lokal të riorganizoni PD.” – tha Berisha ndër të tjera.

Më pas mbledhja do të vijojë me dyer të mbyllura ku do të vijohet me diskutimet mbi aksionin politik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed