Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Belind Këlliçi për Veliajn: Kryebetonieri i Tiranës, duke i bërë reklamë 7 kateve pa leje në Sheshin “Skënderbej”

Shkruar nga Newsbomb
Belind Këlliçi për Veliajn: Kryebetonieri i Tiranës, duke
Erion Veliaj/ Belind Këlliçi

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka denoncuar sërish një rast në lidhje me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Përmes një fotografie, Këllici thotë se ndërsa Tiranë po përballet me një krizë ndërtimi dhe transparence, Erion Veliaj del dhe iu bën reklamë.

Bëhet fjalë për një video të Veliajt ku tregon aplikacionin “Tirana Ime”. Sipas Këllici, ndërsa Veliaj promovon zhvillimin urban, nga tarraca e zyrës së tij, vetëm 200 metra larg, ndodhet një pallat 7 katësh pa leje që po ndërtohet mbi një kullë.

Postimi i plotë: 

"Kryebetonieri i Tiranës, duke i bërë reklamë 7 kateve pa leje në Sheshin ‘Skënderbej’.
Që të kuptoni hipokrizinë, fallsitetin dhe nivelin e mashtrimit të këtij individi, mjafton të shihni se nga tarraca e zyrës së tij nuk është më shumë se 200m distanca me ndërtimin pa leje më unikal në botë, një pallat 7 katësh pa leje mbi një kullë!


Babëzia dhe makutëria e këtij individi nuk njeh limite. Tirana sot është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave dhe te grabitjes së fondeve publike.


Ndërkohë që policët e tij bashkiakë gjëmojnë këmba këmbës, e gjobisin përditë banorët e kryeqytetit për riparimin e çative, avllive apo banesave të tyre, në zemër të qytetit, e njëjta polici bashkiake ‘nuk sheh’ një pallat 7 kate të ngritur pa leje.


Afërmendsh që kjo do ndodhë nën hundën e kryebashkiakut, përsa kohë ndërtuesi i këtij përbindëshi betoni pa leje, rreh gjoksin se është ai që i mbyll hallet e kreut të 5D me prokurorët e SPAK, të cilët ai i ka miq prej vitesh dhe drekon e darkon me ata.


Me rastin hetimit të kreut të 5D dhe pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, SPAK jo vetëm ka dështuar në mënyrë spektakolare, por na ka treguar qartë se objekti i punës së tyre është vetëm goditja e opozitës dhe mbrojtja e delinkuentëve në pushtet.


Një hajdut si Erion Veliaj, do duhej të ishte prej kohësh para drejtësisë e ndërkohë Tiranës dhe kryeqytetasve do u ishin kursyer dhjetra milionë euro!"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese