Këtë të hënë, në orët e para të mëngjesit drejtuesi politik i PD i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Mësohet se shkak janë bërë kallëzimet që ai vetë ka depozituar pranë SPAK. Këlliçi prej kohësh tashmë është përqëndruar me denoncime të vazhdueshme ndaj aferës 5D dhe Inceneratorin e Tiranës.
Bashkia e Tiranës ka qenë dhe ndodhet dhe aktualisht në "lupën" e Prokurorisë së Posaçme, pasi disa nga drejtorët më të rëndësishëm në këtë institucion dhe njëherësh njerëzit më të afërt të kryetarit Erion Veliaj, janë arrestuar dhe aktualisht ndodhen në qeli.
Bëhet fjalë për Taulant Tushën, i arrestuar fillimisht për inceneratorin e Tiranës dhe më pas me një akuzë të dytë për kompaninë "5D Konstruksion", si dhe Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Namik Simixhiun.