Hapësire reklamuese


Politikë

Beleri provon shansin e fundit para vendimit të Apelit, sërish rekurs në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Newsbomb
Beleri provon shansin e fundit para vendimit të Apelit, sërish rekurs
Ne foto: Kryebashkiaku i zgjedhur i Himares, Fredi Beleri

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet për blerje votash, ka paraqitur një tjetër rekus në Gjykatën e Lartë, pak para vendimit përfundimtar të Gjykatës së Apelit.

Beleri kërkon vlersimin e paligjshëm të arrestimit të tij në flagracë, si dhe kërkon të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar.

Kjo lëvizje e Belerit, vjen vetëm pak kohë pasi u zgjodh eurodeputet i Greqinë në parlamentin europian.  

Ai ndodhet në paraburgim prej datës 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Pavarësisht se ishte në qeli, ai arriti të fitonte dhe të merrte mandatin nga KQZ.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese