Hapësire reklamuese

Politikë

Beleri korr sukses nga burgu, i treti më i votuari i Demokracisë së Re për Eurodeputet

Shkruar nga Newsbomb
Beleri korr sukses nga burgu, i treti më i votuari i Demokracisë
FotoMontazh/ Fredi Beleri

Teksa votimi në Greqi është mbyllur, ra në sy pjesëmarrja tepër e ulët nga grekët, duke u dërguar një mesazh të qartë partive kryesore në vend.

Përsa i përket votave të kandidatëve nga Demokracia e Re kryeson Giorgos Avtias me një mijë vota diferencë nga i dyti Evangelos Meimarakis. Treshja mbyllet me Fredi Belerin, i ndjekur nga Manolis Kefalogiannis, me Eliza Vozeberg dhe Dimitris Tsiodras më pas. Në vendin e shtatë është Eleonora Meleti, e ndjekur nga Vassilis Kontozamanis dhe Pirro Dhima. Mirëpo duke qenë se Greqia ka marrë vetëm 7 vende në PE, Vassilis Kontozamanis dhe Pirro Dhima nuk do të bëhen pjesë.

Fredi Beleri ishte kandidat për kryetar Bashkie në Himarë në zgjedhjet vendorë të vitit të shkuar, por ai u arrestua nën akuzën për korrupsion, pasi tentoi që të blinte me para votën e qytetarëve himariotë.

Gjithashtu, partia e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis e propozoi atë që të kandidonte për eurodeputet në zgjedhjet e Parlamentit Europian, një lëvizje që i garantoi sukses, duke qenë se deri më tani ka mundur të sigurojë vendin e tretë.

Në lidhje me kandidimin e tij për eurodeputet, Beleri deklaroi pak kohë më parë se është një nder i madh që i ka bërë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

“Zgjedhja ime në Parlamentin Europian, nëse bëhet me ndihmën e Zotit dhe, natyrisht, të grekëve kudo, do të më japë mundësinë të vazhdoj luftën time për demokraci dhe për shtet ligjor. Nga kjo betejë duhet të dalim krenarë dhe të lirë. Forca e tyre më jep forcë për të duruar dhe për t’i çuar gjërat më tej. Të çojmë zërin e minoritetit grek në Europë”, tha Beleri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese