Hapësire reklamuese

Politikë

Beleri kërkoi që të shkojë në mbledhjen e Parlamentit Europian, Drejtoria e Burgjeve i kthen përgjigje

Shkruar nga Newsbomb
Beleri kërkoi që të shkojë në mbledhjen e Parlamentit
Fredi Beleri

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka kthyer përgjigje ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerit, i cili ditë më parë kërkoi që t’i lejohej marrja pjesë në takimin e Parlamentit Europian.

Sipas gazetares Anila Hoxha, juristët e burgut i janë përgjigjur Belerit duke i thënë se janë duke shqyrtuar me përparësi kërkesën e tij.

Mirëpo, deri më tani nuk i kanë kthyer një përgjigje konkrete nëse do i lejohet të marrë pjesë në takimin e parë me eurodeputetët apo jo.

Fredi Beleri ditë më parë kërkoi që të shkojë në Bruksel në datat 15 deri më 20 korrik, për të përfaqësuar Greqinë si eurodeputet i dalë nga zgjedhjet e fundit.

Beleri hyri në zgjedhjet e Parlamentit Europian si kandidat për deputet, nën siglën e partisë greke Demokracia e Re ku dhe arriti të fitojë me një numër të konsiderueshëm votash.

Kujtojmë se ditën e enjte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ndërpreu mandatin e kryebashkiakut, Fredi Belerit, i cili u dënua me vendim të formës së prerë me dy vite burg.

Menjëherë pas këtij vendimi dhe shkresës nga Kryeministria për datën e re të zgjedhjeve, Presidenti Bajram Begaj thirri në takim komisionerin Ilirjan Celibashi, për ta pyetur nëse KQZ ka kapacitetet dhe gadishmërinë për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki.

Pas kësaj konsulte, Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në bashkinë Himarë. Por, Beleri i kërkoi Gjykatës Administrative të Tiranës që të pezullojë dekretin e Presidentit Begaj, për shpalljen e zgjedhjeve në këtë Bashki.

Në kërkesën e tij ish-kryebashkiaku argumenton se do të ankimojë vendimin dhe deri atëhere kërkon pezullimin e zbatimit të aktit administrativ.

 “Ky Akt administrativ individual, do të kundërshtohet nga kërkuesi me Padi drejtuar Gjykatës kompetente, pasi vjen në kundërshtim me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, si dhe Kodin e Procedurave Administrative.

Para ngritjes së padisë, kërkuesi i drejtohet Gjykatës me kërkesë për sigurimin e padisë, pezullimin e zbatimit të aktit administrative, Dekret i Presidentit të Republikës nr.244, datë 05.07.2024 të Presidentit të Republikës deri në marrjen e vendimit përfundimtar"

Kërkuesi Dhionisios Alfred Beleri aktualisht është Kryetar i Zgjedhur i Bashkisë Himarë, cilësi që sipas ligjit do ta mbajë deri në kalimin e afatit 30 ditor të paraqitjes së ankimit kunder vendimit nr. 69 datë 05.07.2024 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ose deri në shpalljen e vendimit që do të shqyrtojë ankimin e tij, kundër vendimit nr. 69 datë 05.07.2024 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, në përputhje me nenin 164/2 të ligjit nr. nr. 44/2015 Kodi I Procedurave Administrative.

Kjo pasi shtetasi Dhionisios Alfred Beleri mban Mandatin e vlefshëm të Kryetarit të Zgjedhur të Bashkisë Himarë, mandat i fituar në zgjedhjet e datës 14 maj 2023, dhe që aktualisht është i vlefshëm, sa kohë që vendimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nr. 69 datë 05.07.2024 me të cilin në të njëjtë kohë, ky organ administrativ shpalli të pavlefshëm Mandatin por shpalli dhe ndërprerjen e parakohshme të tij, është shpallur në datën 05.07.2024, dhe ndaj tij lejohet 5 ankim, dhe si I tillë ky akt është i paekzekutueshëm në kuptim të neneve 133/1 dhe 164/2 të ligjit nr. 44/2015 Kodi I Procedurave Administrative”, thuhej në shkresë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese