Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Bëhu gati të vizitosh Çyrbjen në qeli”, Bardhi përplaset me Shalsin: Ke 7-fishuar pasurinë me rrogë 1 mijë euro

Shkruar nga Newsbomb
“Bëhu gati të vizitosh Çyrbjen në qeli”,
Gazment Bardhi dhe Edurard Shalsi

Seanca plenare vazhdon të vijojë me tone të larta dhe ofendime midis forcave politike ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përfshirë në një debat të ashpër me deputetin e PS, Eduard Shalsi.

Bardhi e ka akuzuar Shalsin se është në hetim për fshehje të pasurisë ndërsa i ka thënë se të ardhurat familjare të dëklaruara nuk e justifikojnë shumën e miliona eurove që deputeti ka ngritur gjatë viteve të politikës. Ndërsa Eduard Shalsi i është përgjigjur ashpër duke mohuar akuzat e duke i paralajmëruar se çfarë mund t’i ndodhë për kallëzim të rremë, referuar këtu rastit të ish-deputetit Ervin Salianji.

Debati i plotë:

Gazment Bardhi: Ka pasuri të treguara, ka pasuri jo të treguara. Kur dëgjoni parafolësin që flet për mirëqenie duhet ta mirëkuptoni se flet për mirëqenien e tij. Parafolësi me pagë 1 mijë euro ai dhe 700 euro bashkëshortja ka shtatëfishuar pasurinë e tij në 10 vite.

I kujtoj kolegut që t’i kanë gjetur edhe 1.8 milion euro  që i ke të fshehta në emër të të tretëve dhe bëhu gati të shkosh ti bësh një vizitë Çyrbes si banor në të njëjtën qeli.

Eduard Shalsi: Nëse kë këllqe shko bëj kallëzim. Unë nuk jam si disa prej jush, langaraq politik, që këtej akuzoni dhe këtej thoni e bëra për politik. Unë nuk jam nga ata që pi kafe me oligarkë dhe kam frikë të them që pi kafe me një biznesmen, siç bëni ju që në darkë shkoni i kërkoni falje dhe i thoni na i do politika.

Shkoni bëni kallëzim dhe o jeni me SPAK o jeni me ata që akuzojnë SPAK. Sqarojeni, sot në njërin prehër, nesër në prehrin e tjetrit, bëhuni burra dhe ato meraqe që keni për tu bërë deputet, merrni një vendim kurajoz në jetën tuaj. E di pse e bëni? Për mbijetesë politike, por çe doni mbijetesën politike kur pështyni mbi veten tuja. Merrni kurajën, kallëzoni, por keni shembuj se çfarë ndodh me kallëzime të rremë.

Gazment Bardhi: Shals mos ik, se të dhashë të dhëna konkret dhe na fole për flamurin. S’ka nevojë për kallëzimin tim, se po të hetojnë vetë. Ne nuk jemi aq burra sa fshehim pasurinë pas grave. Zotrote dhe familja jote je e vetmja që ke rritur mirëqenien me rrogë 1 mijë euro ti dhe 700 euro gruaja, e ke shtatëfishuar me miliona euro, për atë do japësh llogari. Kur ti thuash shqiptarëve që është rritur mirëqenia shpjegoja që e ke për familjen tënde. Është shtuar buxheti i familjes tënde me para të marra nga buxheti i shtetit, për projekte që zotrote ishe ministër. Për këtë duhet t’i shpjegosh shqiptarëve kur i referohesh mirëqenies i referohesh 7 fishimit të pasurisë tënde, nga 90 mln lekë të vjetra e ke çuar në 680 mln lekë të vjetra. Po ta përsëris, ti kanë gjetur emër e mbiemër edhe 1.8 mln euro pasuri të fshehta. Pasuritë e paligjshme do t’ja kthesh shqiptarëve që të rritet mirëqenie e shqiptarëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese