Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi sot Zonjën Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si e para grua në krye të shtetit.
Presidenti Begaj në një postim në profilin e tij në platformën X shpreh bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Postimi i plotë i presidentit Bajram Begaj:
“Urime, Gordana Siljanovska-Davkova, e para grua e votuar si Presidente e RMV. Jam i bindur se së bashku do të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis vendeve tona mike, si vende anëtare në NATO dhe anëtare të ardhshme në BE, për të cilën shqiptarët në RMV mbeten tërësisht të angazhuar”.
Congratulations to @gogamkd on being elected as the first female President of North Macedonia.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) May 9, 2024
I am confident that together we will continue to strengthen the already excellent relations between our friendly countries, both as NATO members and as future members of the EU, a…