Hapësire reklamuese

Politikë

Begaj takon shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë: Diskutuam mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Shkruar nga Newsbomb
Begaj takon shefin e Shtabit të Përgjithshëm të
Presidenti i Republkës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjenerali Metin Gürak.

Presidenti i Republkës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar sot një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjeneralin Metin Gürak.

Sipas Begaj, fokusi i bisedës në këtë takim kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Turqisë, ndërsa vlerësoi se aktualisht ato janë në nivele shumë të larta.

Gjithashtu, Presidenti vlerësoi edhe bashkëpunimin e ngushtë të tyre në fushën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidenti Begaj e falënderoi Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, gjeneralin Gürak, për ndihmën në vazhdimësi të edukimit dhe trajnimit të efektivave ushtarakë shqiptarë.

Gjithashtu, kreu i Shtetit shqiptar Begaj i përcolli Gjeneral Gurak vlerësimet për kompletimin e ushtrisë shqiptare me dronët Bayraktar, si dhe ndihmën e dhënë ndaj Kosovës me mbështetjen për Forcën e Sigurisë dhe përmes FKOR-it, ku Turqia ka aktualisht komandën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese