Hapësire reklamuese

Politikë

Begaj takim me kreun e Kuvendit të RMV: Të bashkëpunojmë si shqiptarë, maqedonas dhe qytetarë të këtij rajoni

Shkruar nga Newsbomb
Begaj takim me kreun e Kuvendit të RMV: Të bashkëpunojmë si
Presidenti, Bajram Begaj dhe Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Shkup, ku ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit të këtij viti.

Gjatë fjalës së tij, Begaj e ka uruar Gashin për detyrën e re në kryesinë e organit parlamentar, ndërsa vlerësoi faktin e përfaqësimit shqiptar në krye të institucioneve drejtuese të Maqedonisë së Veriut.

Për Begaj është me rëndësi që personat me funksione publike të tilla të kenë kujdes që të mos përsërisin gabimet e së shkuarës dhe të bashkëpunojnë për një të tashme dhe të ardhme më të mirë.

“Ne, si persona me funksione publike, duhet të kemi kujdes të mos përsërisim gabimet e së shkuarës dhe të punojmë për një të tashme e të ardhme më të mirë. Gjithashtu, brezave të rinj duhet t’u lëmë një trashëgimi të përbashkët rajonale, të ndërtuar mbi urat e miqësisë, të cilat, në dallim nga e kaluara, ku urat më shumë shkatërroheshin, tani ndërtohen lart”,- u shpreh Presidenti, Begaj.

Gjithashtu Begaj i përcolli mesazhin Kryeparlamentarit, Gashi që të punojnë së bashku si shqiptarë, maqedonas dhe si qytetarë të këtij rajoni, ndërsa evidentoi se deri më tani marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë qenë të mira, por ka akoma vend për përmirësime të vazhdueshme.

 “Ne duhet të punojmë së bashku si shqiptarë, si maqedonas dhe si qytetarë të këtij rajoni. Të punojmë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe vazhdimin e projekteve të përbashkëta, me qëllim që rruga e bashkëpunimit, nga dy korsi të përbashkëta të zgjerohet në katër të tilla”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese