Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Begaj pret në Presidencë Shaip Kamberin: Mbështetja për çështjen shqiptare në Luginën e Preshevës është parësore

Shkruar nga Newsbomb
Begaj pret në Presidencë Shaip Kamberin: Mbështetja për
Presidenti Bajram Begaj dhe Shaip Kamberi

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim deputetin shqiptar të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë, zotin Shaip Kamberi.

Biseda u fokusua në sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe angazhimin e Shqipërisë në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të tyre. Presidenti i Republikës siguroi Kamberi për mbështetjen e tij dhe të institucioneve shqiptare ndaj çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

"Çështjet e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës mbeten parësore për ne deri në zgjidhjen e tyre"-u shpreh Presidenti Begaj gjatë bisedës me deputetin Kamberi.

“Hapja e afërme e Konsullatës së Përgjithshme në Bujanoc është një hap i rëndësishëm”,-vlerësoi Presidenti i Republikës.

“Nuk duhet që askush në shekullin XXI të dënohet për përdorim të simboleve kombëtare, për mbajtjen e flamurit.
Në takimet e mia me ndërkombëtarët kam theksuar domosdoshmërinë e ndalimit të pasivizimit të adresave në Luginën e Preshevës dhe njohjen e diplomave të të rinjve që mbyllin studimet në Shqipëri e Kosovë, si një e drejtë që garantohet edhe nga Procesi i Berlinit”, - theksoi Presidenti Bajram Begaj.

“Në fund, dua t’ju përgëzoj për të gjithë aktivitetin tuaj politik, për të gjithë avokaturën në Parlamentin e Serbisë për të mbrojtur çështjen, gjakun, dinjitetin shqiptar”, - vlerësoi Presidenti i Republikës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese