Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Begaj pret homologen sllovene, presidentja: Ju personalisht keni një vend të veçantë në zemrën time, ecuria e Shqipërisë më gëzon

Shkruar nga Newsbomb
Begaj pret homologen sllovene, presidentja: Ju personalisht keni një vend
Dy presidentet

Pas takimit “kokë më kokë” dy homologët, Bajram Begaj dhe Natasa Pirc Musar kanë zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij presidenti i Shqipërisë falënderoi presidenten e Sllovenisë për mbështetjen që vendi i saj i ka dhënë Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Duke theksuar se bashkëpunimet mes dy vendeve do të vijojnë dhe më tej do të jenë më të ngishta, Begaj theksoi se një linjë ajrore mes Lubjanës dhe Tiranës do të ishte një mundësi shumë e mirë edhe për rritjen e turistëve që vizitojnë dy vendet.

“Shqiptarët që jetojnë në slloveni janë një garanci e shtuar e bashkëpunimit tonë. Dëshiroj t’ju falënderoj për mbështetjen q keni treguar për procesin e zgjerimit europian të Ballkanit Europian dhe Shqipërisë në BE. Si shqiptar një popull historikisht paqedashës jemi të interesuar për një rajon në paqe të zhvilluar Në veçanti roli i Sllovenisë

Nga ana tjetër . Kontakte një linjë ajrore mes Lubjanës dhe Tiranës do të ishte një mundësi e mirë, për rritje ne turistëve që vizitojnë vendet tona. Do nënvizoja se bashkëpunimi i mes dy vendeve tona është shumë dimensional dhe përfshin shumë fusha. Sllovenia mbetet një vend mik dhe marrëdhënien që kemi le ta kultivojmë më shumë”, tha Begaj, teksa më tej fjalën e mori Presidentja e Sllovenisë.

Natasa Pirc Musar theksoi se vendi i saj do të vijojë të mbetet një avokatë e zëshme e Shqipërisë drejt rrugëtimit në Bashkimin Europian. Presidentja përgëzoi vendin tonë për vendosmërinë që po tregon në luftën kundër korrupsionit, duke theksuar më tej se është mjaft e kënaqur me arritjet e Shqipërisë në shumë fusha.

“Kam thënë se shteti juaj e veçanërisht ju zoti president do të keni një vend të posaçëm në zemrën time pasi ju keni qenë presidenti i parë që keni vizituar Slloveninë kur kam marrë mandatin.  Isha shumë e kënaqur me fjalët e vitin e kaluar se Bashkimi Europian duhet të pranonte deri në vitin 2030 shtetet e këtij rajoni, për Shqipërinë kjo nuk është e pamundur kur i lexoj rezultatet e shteit tuaj jam shumë e kënaqur.

Më kënaq lufta juaj kundër korrupsionit. Asnjë shtet nuk është imun ndaj korrupsionit dhe krimit as shteti im nuk është i tillë, dhe besoj një rrugë e tillë është e njëjtë. Rolet bilaterale mes shteteve tona është e rëndësishme pasi nuk kemi pyetje të hapura, por të dy jemi kryetarë dhe të bindur se mund të bëjmë edhe më shumë”, tha presidentja ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese