
Presidenti i Shqiperise, Bajram Begaj
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grup kapitullin e parë për anëtarësimin e Shqipërisë.
Presidenti Begaj vlerëson së ky është një lajm i mirë për shqiptarët në përmbushje të aspiratës për të qenë pjesë e bllokut evropian.
“Lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.
Tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi.
Jam shpresëplotë për progresin dhe suksesin!”
Sondazh
Poll