Hapësire reklamuese

Politikë

Begaj dhe presidentja sllovene vizitojnë Vlorën: Gatishmëri për rritje të bashkëpunimit ekonomik

Shkruar nga Newsbomb
Begaj dhe presidentja sllovene vizitojnë Vlorën: Gatishmëri
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, bashkë më Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar zhvilluan sot vizitë në qytetin e Vlorës.

Kreu i shtetit e njohu Zonjën Musar me mundësitë që Shqipëria ofron për vizitorët e huaj që kanë interes të zbulojnë historinë, traditat, natyrën, bregdetin dhe plazhet shqiptare të Adriatikut dhe Jonit.

Edhe gjatë kësaj vizite, presidentja sllovene përsëriti qëndrimin se brenda 2030 Shqipëria meriton të anëtarësohet në BE.

“E rëndësishme mbetet integrimi sa me shpejt i Shqipërisë, por edhe Ballkanit Perëndimor në BE. Unë e thashë edhe në parlament që edhe Shqipëria, brenda vitit 2030, por edhe vendet e Ballkanit të jenë pjese e unionit. Unë shoh një zhvillim shumë të mirë të Shqipërisë dhe vij këtu në një vend mik”, - tha presidentja sllovene.

Drejtuesit e dy shteteve së bashku me delegacionet dypalëshe vizituan Kishën e Shën Mërisë të Manastirit të Zvërnecit.

Presidenti Begaj dhe Presidentja Musar, shprehën gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit ekonomik kryesisht në fushën e turizmit si dhe nevojën për shkëmbim eksperiencash mes dy shteteve për hartimin e nismave që i shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese