
Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Romë, ku ka marrë pjesë në prezantimin e eventit “Giro d’Italia” që do të mbahet këtë vit në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, Edi Rama ndërsa shprehu mirënjohjen dhe tha se është privilegj dhe një eksperiencë fantastike për Shqipërinë që të presë “Giro d’Italia”, nuk kurseu as batuta që shkaktuan të qeshura tek pjesëmarrësist.
Rama i cili ndodhej në krah të biznesmenit Urbano Cairo, president i klubit të Torinos, tha me humor se e ka gjetur negociatorin me Trump për Groenlandën, ai do ishte pikërisht Cairo.
“Privilegj i madh të jem këtu, kam dëgjuar se ishte e vështirë për një marrëveshje me presidentin Cario. Më duhet të them që me RCS e arritëm. Nëse ma kërkon Groenlanda mua do jepja Carion të negociojë me Trump.” – tha Rama.
Për tre ditë në muajin maj mijëra çiklistë nga e gjithë bota do garojnë në rrugët e Shqipërisë, ku 800 milionë persona do e ndjekin garën drejtpërdrejt.