Hapësire reklamuese


Politikë

Basti i Ramës me brezin e ri

Shkruar nga Newsbomb
Basti i Ramës me brezin e ri
Revista Newsbomb

Nga Retin Toka

Edi Rama e dinte shumë mirë se listat e deputetëve për zgjedhjet e 11 majit ishin puna më e vështirë për të gjithë, por jo për të që ia dinte kimetin të gjithëve, xhaketave të vjetra dhe të rinjve të zellshëm gati për të marrë angazhime.

Vendimet nuk ishin të lehta. Kush do të qëndronte? Kush do të largohej? Kush do të ishte fytyra e re e PS? Për vite me radhë, ka ndërtuar një ekip që e ka ndjekur besnikërisht. Herë pas herë futi në lojë edhe të rinj duke i dhënë shanse, që të paraqiten vetëm një herë në jetë. Por partia sipas konceptit “ramist” ka nevojë për frymë e energji të reja. Rama u shfaq energjik në mbledhjen e fundit, vendimtare për listat e 11-majit. Pati diskutime të gjata, përplasje mendimesh, dilema.

Dikush sugjeroi që lista të kishte më shumë profesionistë jashtë politikës, njerëz me eksperiencë në sektorë të ndryshëm. Ndërkaq, informacionet kishin rrjedhur dhe Erion Braçe ishte ndër ata që shprehu pakënaqësi për mungesën e vendit të sigurtë. Kishte nga ata që e donin karrigen e Kuvendit në tabakanë e artë. Një rifreskim i moderuar dukej si receta shëruese në këtë klimë tensioni të krijuar para zgjedhjeve parlamentare. Mes diskutimesh të shumta, Rama thoshte fjalën e fundit. Disa emra të vjetër ishin ende në lojë.

Ua njihte mirë forcën e dobësinë; ca të lodhur e ca ende sfidues. Po të rinjtë? A do të ishin ata të aftë të përballonin trysninë e fushatës dhe, më pas, të qeverisjes? Lista u zbardh më në fund duke u publikuar zyrtarisht para kundërshtarëve. Disa thonë ironikisht që “fëmijët shkojnë të parët në dasmë”, por PS në 12 vite ka treguar se del e fundit nga “banketi”.

Për të mbyllurat, surprizat ishin të pakta, veçanërisht në Tiranë, “xhaketat e vjetra” kanë vendin e sigurtë, të rinjtë duhet të tregojnë se vlejnë. Kryeministri mbajti fjalën për kryetarët e qarqeve duke i përfshirë te listat e mbyllura. Ndërsa për listat e hapura, lojtarët e rinj ishin të shumtë. Emra të panjohur më parë në politikë, që vinin nga fusha të ndryshme dhe administrata e që do luftonin për një vend në parlament.

STRATEGJIA - RINOVIM I KUJDESSHËM POLITIK...

Artikullin e plotë mund t'i lexoni në numrin e 43-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Mars dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese