Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Bashkimi Europian të ndajë mendjen!” Rama në Mynih: Kur e nisa këtë proces isha me flokë të zeza..

Shkruar nga Newsbomb
“Bashkimi Europian të ndajë mendjen!” Rama në Mynih:
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih është shprehur se Bashkimi Europian duhet të ndajë mendjen lidhur me qëndrimin e tyre me Ballkanin Perëndimor dhe anëtarësimin në familjen e madhe europiane.

Duke mos lënë anash as batutat, kreu i qeverisë theksoi nevojën urgjente për një qëndrim të ri të Europës ndaj integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se ndonëse ka pasur ndryshime në qëndrimin e BE-së ndaj rajonit dhe ritmit të integrimit, procesi është ngadalësuar. Për këtë arsye ai është shprehur se ka ardhur koha për vendim te qarta dhe se procesi i bazuar në meritë të funksionojë për votën në KE dhe jo për tregun e përbashkët.

"Ajo çfarë di është që kur e nisëm këtë proces i kisha të gjitha flokët e zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë. Por duke qenë një dashamirës i NETFLIX do thoja pas asaj çfarë kam parë këto dy ditë në këtë çati ishte e jashtëzakonshme dhe Netflix duhet të bëj dy serial . Një për BE që do të ishte pacienti me 27 mjekë, ishin 28, por njëri u çmend dhe u largua nga spitali.

SHBA do të ishte shfaqja me nëj sherif. Ajo çfarë po ndodh mendoj është një gjë jashtëmase e mirë së paku sepse unë e shoh nga ajo pjesë e Europës që nuk është BE, ne i shohim gjërat pak më ndryshe. Është një gjë shumë e mirë që europa duhej të shkundej në një mënyrë që të humbte gjumin për pak kohë dhe të shohim çfarë do të ndodhë.

Mendoj se Europa, BE duhet të ndajë mendjen për atë çfarë po ndodh sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimin kundrejt nesh dhe ka ndryshuar sa i takon ritmit të përafrimit me BE, por ajo çfarë po ndodh është se ndryshon shumë ngadalë dhe pak. Mund të flasim gjith ditën për procesin bazuar në meritë por ka ardhur koah që të bëjmë një ndarje të qartë.

Procesi i bazuar në meritë duhet të jetë për të drejtën e votës në KE. Bazuar në meritë nuk mund të nënkuptoj sjelljen e të gjitha vendeve të BE bazuar në meritë nuk duhet të jetë.....Mendoj që kjo tashmë mund të përshpejtohet tërësisht. Mund të jetë diçka që lidhet shumë më tepër me sjelljen e asaj pjese të Europës që nuk është në BE shumë më pranë në mënyra të ndryshme", tha Rama.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese