Hapësire reklamuese

Politikë

Basha takon ambasadorin gjerman: Fokusi i bisedimeve, zhvillimet e brendshme politike

Shkruar nga Newsbomb
Basha takon ambasadorin gjerman: Fokusi i bisedimeve, zhvillimet e brendshme
Ambasadori gjerman, Karl Bergner dhe Lulzim Basha

Ambasadori gjerman, Karl Bergner ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Lulzim Bashën, në kuadër të bisedimeve të tij me liderët politikë të qeverisë dhe opozitës.

Gjatë këtij takimi Bergner ka evidentuar rëndësinë e madhe të një opozite demokratike që i shërben zhvillimit të vendit, si dhe kërkon pjesëmarrjen paqësore dhe konstruktive në proceset parlamentare.

Në fokus të bisedimeve ka qenë edhe forcimi i mëtejshëm i shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit përmes SPAK, si një mundësi që i shërben jo vetëm integrimit në BE, por edhe një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë e të rejat shqiptare.

Ambasadori Bergner theksoi rëndësinë e madhe të një opozite demokratike për zhvillimin e vendit. Për këtë qëllim, pjesëmarrja paqësore dhe konstruktive në proceset parlamentare është po aq e rëndësishme sa respektimi i të drejtave të pakicave dhe ndarja e pushteteve nga të gjitha palët.

Forcimi i mëtejshëm i shtetit ligjor dhe lufta kundër korrupsionit, veçanërisht nëpërmjet Prokurorisë së Posaçme SPAK, janë thelbësore jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e të rejat shqiptarë”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane në Tiranë.

Në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, Lulzim Basha shprehet se Gjermania ka qenë dhe është një aleate e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit Europian.

Basha vijon se ka diskutuar me ambasadorin për zhvillimet e brendshme politike, kursin e vazhdueshëm të reformave të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, ndërsa shton se i ka bërë me dije se opozita ka qenë gjithmonë në mbështetje të SPAK  edhe përmes nismave ligjore që ato kanë shpalosur në Parlament.

Gjermania ka qenë dhe është një aleat dhe partnere jetike e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit Europian.

Theksova rëndësinë që ka për Shqipërinë, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e vendit drejtësia e fortë dhe e pavarur dhe për këtë kemi ofruar mbështetje të pakushtëzuar për SPAK edhe përmes nismave ligjore në parlament por dhe programit qeverisës "Shqipëria meriton më shumë", të cilin e kemi shpalosur para qytetarëve”,- shkruan në rrjetin social, Facebook, Lulzim Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese