
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha mëngjesin e sotëm ka dalë në terren për të takuar pensionistët në vazhdim të fushtës elektorale, ku kërkon votat për një tjetër mandat në Kuvend.
Lulzim Basha në fjalën e mbjtur me pensionistë në zonën e Laprakës në Tiranë, shpalosi programin e tij për këtë kategori ku premtoi se me atë në qeveri, pensioni minimal do të arrijë në 250 mijë lekë dhe pensioni mesatar në 450 mijë lekë
“Programi jonë për pensionet që është shpall i pari, parashikon brenda katër viteve pensioni minimal 250 mijë lekë, pensioni mesatar 450 mijë lekë. Për çdo pensionist nën 300 mijë lekë një shumë fikse për të kompensuar çdo muaj faturën e energjisë, si dhe sa i takon barnave, rimbursim 100% i barnave. Sot unë e di, kam nënën e cila merr barna me një vlerë të caktuar, një vlerë për afro 100 mijë lekë në muaj, vetëm 6 mijë lekë i rimbursohen” – tha Basha.
Ndërsa për pensionistët që kanë pensione nën 300 mijë lekë, do të ofrohet një shumë fikse për të kompensuar faturat e energjisë, si dhe rimbursim të plotë të barnave.