Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha reagon pas publikimit të raportit të KE për Shqipërinë: Votat e Berishës dhe Ramës amnistuan të korruptuarit

Shkruar nga Newsbomb
Basha reagon pas publikimit të raportit të KE për
Lulzim Basha

Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me publikimin e taportit për vendet aspirante për BE, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Basha përmes një postimi në Facebook shkuan se amnistimi i të burgosurve, i cili u mundësua nga bashkimi i votave mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, paraqet një shqetësim serioz për luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri.

Sipas Bashës u amnistuan 105 të dënuar nga GJKKO dhe se ka ardhur momenti që Shqipëria të abstenojë çdo veprim që pengon rrugën drejt BE.

Sipas raportit të fundit progresiv të Bashkimit Europian, amnistimi i të korruptuarve, i cili u mundësua nga bashkimi i votave mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, paraqet një shqetësim serioz për luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. Ky bashkim votash ka ndikuar negativisht në punën e institucioneve të drejtësisë, veçanërisht SPAK, duke rrezikuar përpjekjet për ndëshkimin e korrupsionit.

Raporti vë në dukje se liderët politikë që mbështesin pandëshkueshmërinë janë të përballur me kritikë të ashpër për deklaratat e tyre të rreme, ku kanë premtuar se nuk do të amnistoheshin ata që ndëshkohen nga GJKKO. Këto veprime tregojnë se ata po punojnë për të mbrojtur veten dhe aleatët e tyre nga ndëshkimi.

Ky raport është gjithashtu një paralajmërim i fortë për ndalimin e çdo plani të fshehtë që mund të dëmtojë punën e SPAK dhe GJKKO, veçanërisht pas amnistimit të "ushtarëve", tani duke synuar amnistimin e korrupsionit të "kryetarëve". Kjo situatë kërkon një angazhim të menjëhershëm për të mbrojtur procesin e drejtësisë.

Frika e një grupi të vogël individësh nga e shkuara e tyre nuk duhet të pengojë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Çdo person që, me naivitet ose mirëbesim, u bë pjesë e këtij votimi të turpshëm ka tani mundësinë të distancohet dhe të kërkojë ndjesë nga qytetarët.

Rruga e shqiptarëve drejt Bashkimit Europian kalon përmes përfundimit të pandëshkueshmërisë dhe krijimit të një ambienti të shëndoshë për drejtësinë dhe zhvillimin e vendit.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese