Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha nuk e do afër Gazment Bardhin në Kuvend, kërkon ndryshimin e vendeve të deputetëve në sallë

Shkruar nga Newsbomb
Basha nuk e do afër Gazment Bardhin në Kuvend, kërkon ndryshimin
Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kallëzoi këtë të enjte në SPAK kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, ku dhe e akuzon për “shpërdorim detyre”.

Në shkresën prej 14 faqet të firmosur nga Enkelejd Alibaj, listohen rastet që për demokratët është realizuar shkelje e rregullores së Parlamentit. Një prej rasteve është një kërkesë që grupi i Lulzim Bashës i ka dërguar më 11 tetor të vitit 2023, kryetares Lindita Nikollës, lidhur me ndryshimin e vendeve në Kuvend.

Ai kishte kërkuar që pranë tij dëshironte deputetin Arbi Agalliu, në vend të Gazment Bardhit.  

Përmbajtja e kësaj kërkese është zbardhur në denoncimin që Partia Demokratike Zyrtare i ka bërë sot kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për shpërdorim detyre.

“Më datë 11.10.2023, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Lulzim Basha, me shkresën nr.178 prot datë 11.10.2023, drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kryetares së Kuvendit shtetases Lindita Nikolla, në mbështetje të nenit 16 pika 3 të Rregullores së Brendshme të Kuvendit, miratuar me vendimin nr. 166 datë 16.12.2004 ka përcjellë disa ndryshime në vendet dhe uljen për disa nga deputetët anëtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si më poshtë vijon:

Z. Arbi Agalliu zë vendin e z.Gazmend Bardhi dhe anasjelltas, -Z. Kreshnik Çollaku zë vendin e z.Agron Gjekmarkaj dhe anasjelltas. Në koordinim me deputetë të tjerë ndryshimin e vendve si më poshtë: Z.Selaudin Jakupllari zë vendin e z.Lefter Gështenja dhe anasjelltas, Znj.Andia Ulliri zë vendin e z.Asllan Dogjani dhe ansjelltas, Znj.Merita Bakiu zë vendin e z.Saimir Korreshi dhe anasjelltas”, thuhet në kallëzimin që grupi i Bashës ka bërë në SPAK kundrejt Nikollës.

Basha nuk e do afër Gazment Bardhin në Kuvend, kërkon ndryshimin

Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.

Basha paditi  Nikollën në SPAK për “shpërdorim e detyrës” e kryer në bashkëpunim. Ky kallëzim i PD ka ardhur vendimit të Gazment Bardhit për të rikthyer në grupin e PD të gjithë deputetët e përjashtuar nga Lulizm Basha.

Ka cenuar në mënyrë të vazhdueshme funksionimin e grupit parlamentar të PD duke mos zbatuar vendimet për kryetarin dhe kryesinë e grupit, suke shkarkuar dhe zgjidhur marrëdhëniet e punë ndërmjet grupit dhe këshilltarëve të tij, duke pezulluar në periudhën tetot-mars të gjithë veprimtarinë administrative dhe parlamentare të grupit, duke njohur si kryetar grupi deputetët të cilët me vendim të organeve drejtuese të partisë nuk janë pjesë e saj.

Zbatimi i kërkesave apo njoftimeve të deputetëve të caktuar, të cilët nuk janë pjesë e PD dhe e grupit të saj parlamentar, duke deformuar vullnetin politik të PD, përbëjnë sjellje me dashje”, shkruhet në kallëzim.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, riktheu 11 deputetët demokratë të cilët u përjashtuan më herët nga kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha.

Bardhi njoftoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, se deputetët të cilët ishin përjashtuar më herët, duke filluar nga data 3 prill 2024 janë pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

"Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ju njoftoj se në mbledhjen e Grupit të datës 03 Prill 2024, në përputhje me neneve 15 dhe 16 të Rregullores së Kuvendit, si dhe Rregullores sẽ Brendshme të Grupit Parlamentar, është vendosur "Revokimi i te gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature". Për këtë arsye, të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga  data 3 Prill 2024. Në këtë kushte, në mbështetje të nenit 16 të Rreguulores së Kuvendit, lutem të pasqyrohet ky ndryshim i përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në organet e Kuvendit" shkruhej në letrën e Bardhit me datë 9 prill 2024.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese