
Lulzim Basha ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama i cili tha sot në Dibër se Partia Socialiste i ka dhënë Altin Dumanit shpatën e drejtësisë.
Basha shprehet se Rama kërkon t'ua hedhë me deklaratat e tij pasi të gjithë e dinë që bashkë me dyshen e Trekëndëshit të Bermudës janë investuar që të ishte dikush tjetër.
Sipas Lulzim Bashës, ishte Ambasada e SHBA që e kapi Edi Ramën me "presh në duar" dhe u detyrua të pranonte Altin Dumanin.
Ndër të tjera Lulzim Basha shprehet se Kryeministri Edi Rama nuk është mësuar me prokurorë të pavarur.
“O Rame, e paske hapur thesin në Dibër. Si kishe thon, “ne ia dhamë shpatën e drejtësisë Dumanit në dorë”.
E Rame, kujt ia hudh këto, e dinë të gjithë që ishe investuar bashkë me dyshen tjetër të Trekëndëshit të Bemudës tek dikush tjetër, t’i dinë dhe makinacionet e çastit të fundit.
Të kapën me presh në duar Rruga e Elbasanit Rame, dhe u detyrove ta pranosh Dumanin. Po ku je mësuar ti mo Rame me prokurorë të pavarur nga ty.
Edhe BKH-n në fillim ia dhe Sajmir Tahirit, deri sa ta hoqi Gjykata. E mor Ram, kërcen prifiti nga belaja. Vazhdo me rrenat mo Rame, po veten tënde rren, se 7x7-313, Rame.”-thotë Basha.