Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha i përgjigjet Sali Berishës: Humbe gjyqin për "non-gratën" në Londër, e do vulën të mbrosh veten dhe familjen!

Shkruar nga Newsbomb
Basha i përgjigjet Sali Berishës: Humbe gjyqin për
FotoMontazh: Lulzim Basha - Sali Berisha

Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha sot se dosja e tij për "non-grata" në Britaninë e Madhe është sponsorizuar nga Rama, Veliaj dhe Lulzim Basha. Komisioni i Posaçëm rrëzoi pas dy vitesh pretendimin e Berishës, duke njoftuar qëndrimin e tij si "i padëshiruar" në Londër.

"Përrallave të Sali Berishës u ka dalë boja prej tre vitesh. Përmes tyre mban peng Partinë Demokratike për hallin e tij personal, duke vazhduar pazarin e vjetër me Ramën, për të mbajtur status quo-në", shkruan Basha, teksa thotë se ai po i përdorë demokratët për të mbrojtur veten dhe familje.

Madje, Lulzim Basha shprehet se qeveria e Edi Ramës qëndron në pushtet vetëm falë mbështetjes që i garanton Sali Berisha, duke i futur demokratët në rrugë pa krye.

"Pengimi i ndryshimit, pengimi i Reformës Zgjedhore, sulmet ndaj SPAK, amnistimi i të korruptuarve, pazari për vulën, janë prova të qarta të bashkëpunimit Rama-Berisha, për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve.  

Shqiptarët nuk meritojnë një opozitë të mbyllur në ankthin e interesave personale të një individi, i cili sot i bën fresk qeverisë vetëm për hallin e tij. Qeveria më e korruptuar në Europë meriton të ketë përballë alternativën që u ofron shqiptarëve ndryshim", vijon reagimi.

Lexoni përgjigjen e plotë të Lulzim Bashës për Berishën:

Në vend që të sqarojë demokratët për pengimin që po i bën opozitës për interesa thellësisht personale, Berisha ngre pretendime imagjinare ndaj meje pas humbjes së gjyqit për heqjen e "Non gratës" nga Britania e Madhe.

Për çdo shqiptar sot është e qartë, dhe u faktua edhe me vendimin e paligjshëm për Partinë Demokratike, se Sali Berisha është në të njëjtin pazar me Edi Ramën, siç ishte me ndryshimet kushtetuese të 2008-ës.

Sali Berishës i duhet vula për të përdorur demokratët si mburojë për hallet e tij dhe familjes së tij; Edi Ramës pushteti për t’u mbrojtur nga i njëjti fat si paraardhësi i tij.

Përrallave të Sali Berishës u ka dalë boja prej tre vitesh. Përmes tyre mban peng Partinë Demokratike për hallin e tij personal, duke vazhduar pazarin e vjetër me Ramën, për të mbajtur status quo-në.

Rruga pa krye ku ka futur veten dhe demokratët është sot e vetmja arsye pse qeveria më e korruptuar në Europë qëndron në këmbë.

Pengimi i ndryshimit, pengimi i Reformës Zgjedhore, sulmet ndaj SPAK, amnistimi i të korruptuarve, pazari për vulën, janë prova të qarta të bashkëpunimit Rama-Berisha, për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve.  

Shqiptarët nuk meritojnë një opozitë të mbyllur në ankthin e interesave personale të një individi, i cili sot i bën fresk qeverisë vetëm për hallin e tij. Qeveria më e korruptuar në Europë meriton të ketë përballë alternativën që u ofron shqiptarëve ndryshim.

Loja hilacake mes Ramës dhe Berishës për të mbrojtur gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet ekonomia, politika dhe demokracia shqiptare, duhet dhe do të marrë fund. Shqiptarët meritojnë më shumë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese