Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një video të ndarë një llogarinë e tij në Facebook kërkon mendimin e qytetarëve për programin dhe ekipin e kandidatëve për deputetë.
Basha rendit ata që i quan të korruptuarit dhe të inkriminuarit e qeverisjes se Edi Ramës dhe thekson se shqiptarët duan dhe presin një alternativë të re.
“Përballë një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar, që ka detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht, ku pagat janë më të ulëtat në rajon e çmimet më të lartat, na duhet një alternativë e re. Një program që siguron mirëqenie dhe ekip i besueshëm për ta realizuar atë.
Për këtë na duhet ndihma dhe kontributi juaj. Na jepni mendimet për programin elektoral dhe propozime se kë doni të keni kandidat për deputet”, shkuan Basha.