Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bardhi përsërit kërkesën: Mocioni me debat për “Xibrakën” është i detyrueshëm

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi përsërit kërkesën: Mocioni me debat për
Politikani demokrat Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur për media pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Ai edhe një herë theksoi se është i domosdoshëm mocioni me debat për çështjen e dosjes Xibraka, ku ai akuzon se është i përfshirë dhe vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

Bardhi theksoi se mocion me debat është i detyrueshëm, ndërsa shtoi se kryetarja e Parlamentit duhet të propozojë një datë dhe brenda 30 ditëve, nga kërkesa.

“Mocioni jonë bazohej në të dhëna konkrete të raporteve ndërkombëtare që e listojnë Shqipërinë në krye të vendeve problematike, për transport droge, ishte terezish i bazuar në të drejtën për të kërkuar mocion në përputhje me rregulloren.

Kur bëhet fjalë për drogë qytetarëve i shkon mendja tek vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama dhe kur bëhet fjalë për Olsi Ramën janë gati të shkrijnë kuvendin e Shqipërisë, rregulloren e Kuvendit dhe kushtetutën. Sic shkrinë javën e kaluar për llogari të Olta Xhaçkës, shkrinë gjykatën kushtetuese.

Ne do t’i qëndrojmë mocionit që kemi paraqitur. E vetmja kompetencë që ka kryetarja e Kuvendit është të propozojnë një datë, por mocioni është i detyrueshëm brenda 30 ditëve nga momenti i paraqitjes”, tha Bardhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese