Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bardhi kërkon Ramën në Kuvend për interpelancën për Becchetin, Spiropali: S’mund të mbahet, shkak axhenda e kryeministrit

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi kërkon Ramën në Kuvend për interpelancën
Gazment Bardhi dhe Elisa Spiropali

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar këtë të enjte që të zhvillojë një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, lidhur me ekzekutimin e pagesës 110 milionë euro të shtetit shqiptar, për biznesmenin italian Francesco Becchetti.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi iu drejtua kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit duke e pyetur se pse nuk është përfshirë në rendin e ditës interpelanca e kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Ai theksoi se kjo çështje është e rëndësishme për qytetarët, prandaj duhet të ndërpritet seanca dhe të thirret kryeministri.

“Grupi i PD ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për ekzekutimin e një pagese  një shume prej 110 mln euro për dikë që kryeministri e ka quajtur mafioz, Pse nuk është përfshirë në rend dite? Kërkesa procedural do duhet të ndërprisni seancën dhe thërrisni kryeministrin.

Çështja që kemi ngritur është madhore për interesin publik, kryeministri tha se nuk do të marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit, Ka marrë më shumë se bonusi i planifikuar nga ju për pensionistët”, tha Bardhi.

Spiropali iu përgjigj Bardhit duke i thënë se interpelanca nuk u zhvillua këtë të enjte për shkak të axhendës së ngarkuar të kryeministrit.

“Kërkesa juaj është marrë, është përcjellë në Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrit, por për shkak të axhendës së Kryeministrit nuk mund të zhvillohet sot, por do zhvillohet në seancën e radhë”, tha Spiropali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese