Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bardhi kërkoi çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD, Gjykata shtyn seancën

Shkruar nga Newsbomb

Bardhi kërkoi çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD, Gjykata

Gjykata e Tiranës ka shtyrë për më 30 prill seancën  e radhës, në të cilën është kërkuar çrregjistrimi i Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. 

Në të njëjtën seancë do të shprehet edhe për legjitimimin ose jo të grupit të Bashës si palë në proces.

Vendimi për kërkesën e çregjistrimit të Bashës u mor nga Këshilli Kombëtar, më datë 27 korrik 2023. Këshilli Kombëtar i PD vendosi të kërkojë çregjistrimin e ish kryetarit të PD, Lulzim Basha nga regjistri i partive politike.

Pas seancës përfaqësuesi ligjor i Gazment Bardhit, Marash Logu, tha se Basha nuk është faktikisht kryetar i Partisë Demokratike, por presin nga gjykata një reflektim të drejtë. 

Sot Gjykata e Lartë është një gjykatë në vlerësim të ligjit. Seanca e sotme u shty për në 30 prill. Në kohën që u kërkua ky vendim nuk i është vënë në dispozicion gjykatës së Tiranës. Zbardhja e vendimit në Gjykatën e Lartë mori kohë.

Presim një reflektim dhe një gjykim të drejtë. Lulzim Basha nuk është kryetar o PD dhe nuk mundet që drejtimi i PD, legjitimitet i forcës opozitare në vend, të varet nga një vërtetim që merret me 200 lekë. Është një çështje absurdi. Ndaj zoti Bardhi kërkoi që emri i Bashës të fshihej si kryetar i PD. Lulzim Basha nuk është më kryetar i PD”, tha ai në një deklaratë të shkurtër për gazetarët.

Vendimi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Një grup deputetësh janë ngarkuar të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike, në rrugë ligjore për të kundërshtuar çdo akt që bie ndesh me vendimin. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PD, si organi më i lart drejtues i Partisë, i ka autorizuar deputetët që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike.

Ndërkohë, sekretari për reformën zgjedhore në Partinë Demokratike të Bashës, Rezart Kthupi, thotë se gjykata mori dy vendime në seancën e sotme. E para kishte të bënte me ndërprerjen e shqyrtimin gjyqesor me qëllim verifikimin e legjitimitetit (te drejtes për t' ju drejtuar Gjykatës) të të ashtuquajturit "mbledhje online e Këshillit Kombetar" të perfaqesuar nga shtatë deputetë dhe e dyta për tërheqjen e Vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 27 dhjetor në kopje të njejtë me origjinalin.

"Për të qartësuar mjegullën e mashtrimeve dhe dezinformimeve në lidhje me proçesin e sotem gjyqesor në Gjykatën e Tiranës kjo e fundit vendosi:

1) të ndërpresë shqyrtimin gjyqesor me qëllim verifikimin e legjitimitetit (te drejtes për t' ju drejtuar Gjykatës) të të ashtuquajturit "mbledhje online e Këshillit Kombetar" të perfaqesuar nga shtatë deputetë.

2) tërheqjen e Vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 27 dhjetor në kopje të njejtë me origjinalin.

Vetëm nëse pala kërkuese, e ashtuquajtura "mbledhje online e Këshillit Kombetar", ja del të provojë përpara gjykatës se ajo e gëzon te drejtën ti drejtohet Gjykatës do të mund të fillojë procesi gjyqesor," sqaron Kthupi. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese