Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi jashtë vendit, Konferenca e Kryetarëve shtyn diskutimet për projekt-rezolutën e PS

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi jashtë vendit, Konferenca e Kryetarëve shtyn diskutimet
FotoArkiv/ Konferenca e Kryetarëve

Është zhvilluar ditën e sotme mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku janë diskutuar për disa çështje.

Bëhet me dije se për shkak të mungesës së kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është shtyrë diskutimi për projekt-rezolutën e Partisë Socialiste. Bardhi ndodhet jashtë vendit pasi po merr pjesë në disa takime në Londër.

Pritet që në një mbledhje tjetër, ku i pranishëm do të jetë edhe Bardhi të ketë një diskutim të gjerë mes opozitës dhe mazhorancës për projekt-rezolutën “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.  

Kjo projektrezolutë u propozua nga kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar disa kohë më parë, si një dokument që PS thotë se është i hapur edhe për opozitën të japë kontributin e saj.

Po ashtu  në këtë mbledhje është vendosur që më 23 maj, në orën 14.30 të mbahet një seancë e posaçme plenare për fjalën e presidentes së Sllovenisë. Kjo pasi presidentja e Sllovanisë  Nataša Pirc Musar, do të zhvillojë një takim zyrtarë në Shqipëri dhe pritet të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvend.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese