Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bardhi ironizon takimin e Ramës me emigrantët në Athinë: Të vetmën rrugë u la emigrimin, sot u thotë "Krenar për Ju"

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi ironizon takimin e Ramës me emigrantët në Athinë:
FotoMontazh: Bardhi dhe Rama

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë një takimi me strukturat në Kukës ka ironizuar takimin e Ramës në Athinë me emigrantët shqiptarë. Bardhi tha se e vetmja gjë që u ofroi kryeministri shqiptarëve ishte vetëm një koncert. 

"Rama shpopulloi vendin dhe shkon në Greqi me moton "Krenar për ju". Ai nuk i ka bërë krenarë shqiptarët, por i detyroi të largohen. Edhe sot, atje në Athine nuk po u oforn asgjë veç një koncerti. Si mundet një qeveri t’i bëjë krenarë qytetarët e saj? Jo duke bërë koncerete, por duke u ofruar një ekonomi me të mirë, pensione më të mira, shkollim më të mirë, rroga më të mira, siptale më të mira. Këtë nuk e ka bërë Edi Rama, prandaj vendi është shpopulluar,” tha ai.

Sipas Bardhit, e vetmja mënyrë për zhvillimin e vendit është duke rikthyer Partinë Demokratike në pushtet. 

"Është koha që të kalojmë Në veprime. Të bëhemi bashkë që, këtë vit, të bëjmë realitet atë që Kukësi e nisi në vitin 2021: largimin e Edi Ramës. Na duhet shumë më shumë punë se në vitin 2021. Edi Fama është pasuruar dhe ka më shumë para të pista se në vitin 2021, për të blerë zgjedhjet. Po është detyra jonë që ne të pasurohemi me mendjen dhe zemrën e qytetareve shqiptarë. Të fitojmë besimin e tyre për ta rikthyer Partinë Demokratike në pushtet, si e vetmja rrugë për zhvillimin e vendit,” përfundoi kryetari i grupit parlamentar të PD-së," tha Bardhi. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese