Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bardhi i del në krah Ulis Manjës: Asnjë zyrtar i larë i dënuar për korrupsion nga GJKKO nuk përfitoi nga amnistia

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi i del në krah Ulis Manjës: Asnjë zyrtar i larë i
Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i pyetur në lidhje me kërkesën e Lulzim Bashës për një interpelancë me Ministrin Ulsi Manja në lidhje me amnistinë pasi sipas tij janë liruar rreth 100 të dënuar nga GJKKO, ndryshe nga si ishte dakordësuar para zbatimit të amnistisë. Basha deklaroi se 100 persona të dënuar nga GJKKO, janë liruar falë amnistisë penale dhe se duhet një interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësië Ulsi Manja.

Bardhi e ka hedhur poshtë Lulzim Bashën duke i dalë në krah Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja duke thënë se nëse ka ndonjë zyrtar të arrestuar për korrupsion nga GJKKO, le ta sjellë dhe ta tregojë me emër.

“Asnjë zyrtar i larë i dënuar për korrupsion nuk përfiton nga Amnistia. Për ata që vazhdojnë të prodhojnë gënjeshtra na u tha që do lirohen një tufë të dënuar për korrupsion, do shqyeshin dyert e burgut, se do lirohen sekretarë të përgjithshëm dhe gjyqtarë e prokurorë për korrupsion.

Amnistia u zbatua dhe nuk ndodhi asnjë prej këtyre rasteve që u tha nga ata që politikën e bazojnë tek gënjeshtra (Basha). Nëse ju dini dikë që është dënuar nga GJKKO dhe është liruar, ta sjellin këtu dhe ta tregojnë me emër mbiemër. Amnisatia ka funksionuar sipas ligjit. Është gënjeshtër, është e pavërtetë dhe hajde merremi se s’kemi me ça merremi. Gjetën diçka dhe po merren.” – deklaroi Bardhi duke iu referuar Bashës dhe Alibeajt që kërkuan interpelancë urgjente me Manjën.

“Nga burgu nuk janë liruar vetëm nga amnistia, por edhe nga gjykata e posaçme dhe nga këto vetëm 8 kanë qenë zyrtarë. SPAK nuk është ngritur për të dënuar punonjës policie dhe as për të dënuar shoferë të drejtorisë së burgjeve. Zyrtarë të kësaj kategorie janë dënuar dhe më herët para se të ngrihej SPAK. SPAK është për të dënuar zyrtarët e lartë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese