
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se forca politike ku ai bën pjesë nën drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha është në kuota më të larta se kur drejtohej nga Lulzim Basha.
Duke folur me përqindje Bardhi tha Partia Demokratike sot është 2% më shumë nga sa ishte në vitin 2020. Referuar sondazheve të bëra nga blutë demokrati tha se vetë Berisha si lidership është shumë më i pëlqyer se Basha.
"Sa i takon përqindjes sipas sondazhit ku ndodhet sot Partia Demokratike më duhet të konfirmoj se sot PD-ja është 2 % më shumë seç ishte PD-ja në vitin 2020. Sali Berisha në pëlqyeshmëri është 11 pikë më shumë se sa në të njëjtën periudhë që ishte Lulzim Basha përpara katër viteve”, tha Bardhi te emisioni “Ora e Betit”.