
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi si dhe deputetja Jorida Tabaku kanë zhvilluar sot një takim me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Robert Benjamin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bardhi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku tregon edhe fokusin e diskutimeve midis palëve.
Në postimin e tij, Bardhi shkruan se gjatë kësaj mbledhje, drejtori i NDI-së, Robert Benjamin është informuar për zhvillimet politike në vend, pengesat nga kryeministri Edi Rama ndaj reformës zgjedhore për të përmbushur në kohë detyrimet dhe tentativat demokratike për asgjësimin e opozitës, si dhe praktikat korruptive që kanë shoqëruar në gjithë këto vite qeverisjen e Edi Ramës, përfundon ai.
Gjithashtu, Bardhi shprehet se ka treguar edhe vendosmërinë e opozitës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si një mënyrë për ta bërë Shqipërinë më të mirë për të jetuar, ndërsa shton se mbështetja e SHBA-së është dhe do të jetë gjithmonë e mirëpritur.
“E informova për zhvillimet politike në vend, pengesat që Edi Rama po i bën realizimit në kohë të Reformës Zgjedhore, tentativës antidemokratike për asgjesimin e opozitës, si dhe praktikave korruptive që kanë shoqëruar në këto 11 vjet qeverisjen e Edi Ramës. I shpreha vendosmërinë e opozitës për luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si e vetmja mundësi për të rikthyer qeverisjen në dobi të interesit të qytetarëve.
Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standarteve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Mbështeja e SHBA-së në këtë drejtim ka qenë dhe vijon të jetë gjithmonë e mirëpritur, si partneri ynë strategjik dhe që dështion ta shoh Shqipërinë vend anëtar në BE”,- shkruan Bardhi në Facebook.