Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi akuza të forta nga Kuvendi: SHISH furnizon bandat me informacione

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi akuza të forta nga Kuvendi: SHISH furnizon bandat me informacione
Gazment Bardhi

Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pasi është rrëzuar kërkesa e tij për mocion me debat në lidhje me reportazhin investigues të Rai3 për Shqipërinë.

Bardhi gjatë fjalës së tij ka hedhur dhe akuza atë rënda ndaj SHISH duke thënë se institucioni furnizon me informacion bandat.

“Të nderuar qytetar, ajo që Nikolla bëri me mocionin nuk është thjeshte një shkelje Kushtetuese Rregulloreje, por një filozofi që e ka shpallur luftën ndaj krimit të organizuar jashtë fushës së veprimtarisë së Këshillit të Ministrave.

Argumenti i 2 që më ka dhënë Nikolla më thotë në kërkesën për mocion, nuk e kam përmendur kurrë kryeministrin, thotë ke cënuar integritetin e kryeministrit.

2 argumente që më kanë ardhur me shkrim, kur kërkesa jonë ka të bëjë me një shqetësim real të qytetarëve. Ju e thoni në kafe por nuk keni guxim ta thoni këtu. Ju kolegë që ulni kokën ne dini që Rama ka caktuar një përfaqësues për të mbajtur lidhjet mes tij dhe krimit të organizuar. Nuk jemi ju që thoni në kafe që Ergys Agasi është koordinatori i Ramës me krimin e organizuar.

Nisi ta testojë në Durrës, e çoi nëmë tej në të gjithë Shqipërinë. Më tej pasi krijoi të gjitha fijet, njeriun e Agasit e emëroi drejtues të Shërbimit Informativ Shtetëror. Në vend të luftojë krijimin, e të japë informacione për SPAK, tenton të marrë informacion nga brenda SPAK që të furnizojë krimin e organizuar. Këto nuk duhet ti diskutojmë sepse nuk na qenka fushë e veprimtarisë së Këshillit të Ministrave”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese