Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Banderola “Dua të votoj nga Diaspora”, Basha: PD është e vetmja forcë politike që e ka kërkuar

Shkruar nga Newsbomb
Banderola “Dua të votoj nga Diaspora”, Basha: PD
Kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reagur në lidhej me banderolën e hapur në seancën e sotme në Kuvend “Dua të votoj nga Diaspora” nga disa aktivistë të cilët përfaqësojnë diasporën dhe kërkojnë të kenë të drejtën e votës në zgjedhjet e 2025.

Partia Demokratike e Shqipërisë është e vetmja forcë politike që ka kërkuar qartësisht mundësimin e votës së diasporës.

Bashkatdhetarët tanë duhet të votojnë si një e drejtë kushtetuese, por politika e vjetër e tranzicionit të stërzgjatur ka frikë, sepse ata janë arsyeja kryesore që shqiptarët janë larguar.”

Në një prononcim për media, përfaqësuesit e diasporës sot thanë se ata janë një grup aktivistësh që duan të ndërgjegjësojnë opinionin publik dhe maxhorancën qeverisëse.

Ata nënvizuan se qeveria po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i la afat një vit për të adresuar problematikën e votës së diasporës në zgjedhjet e vitit 2025.

“Kemi ardhur të përfaqësojmë të gjithë emigrantët e diasporës të cilët duan të votojnë por nuk munden të votojnë.

Parlamenti ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i ka dhënë një vit kohë që të miratojë ndryshimet ligjore që njeh votën e Diasporës dhe deri tani. Komisioni bën mbledhje me dyer të mbyllura. Nuk kemi akoma një propozim ligjor për Kodin e Ri zgjedhor, ndërkohë që ne rrimë dhe presim dhe ende nuk ka një propozim konkret.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese