Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bamir Topi: Asnjë kundështar i Ramës, nuk ka shanse për të fituar zgjedhjet

Shkruar nga Newsbomb
Bamir Topi: Asnjë kundështar i Ramës, nuk ka shanse për
Foto arkivë: Ish-presidenti Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar zhvillimet politike në vend me ngjarjet e fundit, si lirimi i Berishës nga masa “Arrest shtëpie” dhe tensionet ne Kuvend mes spocialitëve dhe opozitës.

Sipas Topit, Rama dhe Berisha po ndihmojnë njëri-tjetrin për të qëndruar sa më gjatë në politikë, ndërsa shton se Berishës i ka ardhur fundi dhe është koha më e mirë për forcat e reja politike, nëse arrijnë të ndërgjegjësohen dhe të përballen me sistemin aktual.

'Politikisht, ky është momenti më i artë për partitë politike, ndryshe nga vitet e shkuara. Kur politika ishte pjesë e anatemuar nga shoqëria, kemi një rast të veçantë. Dy parti tradicionale në të njëjtën kënetë. Edhe në vitin 2005 pati një rrënim të pushtetit socialist, pastaj në 2013 ndodhi rotacioni tjetër. Rama pas 12 vjetësh është në simbiozë me Sali Berishën. Një përballje butaforike.

Dy përfaqësues që kanë nevojë për njëri-tjetrin. Terreni për partitë e reja i favorshëm, por ata i kanë marrë masat duke para rrezikun. E kam quajtur bipolarizim jo normal, që pengon mungesën e rotacionit. Të kujton situatën e politikë në Rusi. Kjo ka sjellë atë sigurinë që ka Edi Rama në radhë të parë, ky tjetri ka sigurinë për të qenë lider opozite. Kjo sjell dëshpërim.”

Ish-presidenti ka shtuar se në këto momente kushdo qoftë kundështari i Ramës, nuk ka shanse për të fituar zgjedhjet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese