
Ministri Taulant Balla ka postuar një ditë më parë një video ku dhe “sulmonte” dhe ironizonte, kreun e Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapajn, duke e krahasuar këtë të fundit me ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe duke lënë të kuptohet se është “pjesë” e Sali Berishës.
“Eh mor buf, si dy pika ujë të ngjajnë djemtë! Luli në shumëzim, Tiku në mbledhje, fiks si babi me tavanin, dividentin, energjinë elektrike etj. Adriatik Lapaj, e mirë, zgjidhe këtë pa ndihmën e bufit.”, shkruan Balla, ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i vetë Lapajt i cili i “tërheq vërejtje” socialistit, duke i thënë që të linte videon deri në fund dhe qëllimi i tij i vetëm është që të prishë imazhin e tij.
“O lumëmadhi ti, po lëre videon deri në fund. Pse e ke prerë?”, i shkruan Lapaj.
Ndërkohë që më tej përpos ironisë, Balla i ka përmendur Lapajt edhe kontratën 6 milionë dollarëshe të ish-kryeministrin Sali Berisha për heqjen e tij nga lista e zezë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe faktin që kjo marrëveshje nuk komentohet nga ata, pasi sipas Ballës kur “bëhet fjalë për çështje që lidhen me Sali Berishën”, nuk flasin.
“Adriatik Lapaj po këto 6 milionë dollarët qe po japin këta “patriotët” për t’i hequr non-gratën Saliut për sa muaj duhen paguar, kur kësti mujor është 250 mijë? Apo nuk flisni ju për këtë çështjet që lidhen me E mban mend kështu tha dhe byrazeri Lul për pagesat e vitit 2017, mi kanë paguar shqiptarët e Amerikës, po në fund na dolën ca guacka e brenda guackave llum i madh shumë. A thua jam kundër të gjithëve?! Fol dhe për këto”, i kthehet Balla-Lapajt, ndërkohë që ky i fundit ka vendosur që të mos replikojë më me socialistin dhe nuk i ka kthyer një përgjigje.