Hapësire reklamuese

Politikë

Balla takon policët shqiptar të angazhuar për sigurinë e Euro2024: Asnjë rast problematik nga tifozët shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
Balla takon policët shqiptar të angazhuar për sigurinë e
Foto nga takimi

Gjatë qëndrimit në Dusseldorf, Gjermani, ministri i Brendshëm, Taulant Balla takoi nga afër punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët në bashkëpunim me kolegët e tyre gjermanë janë duke u kujdesur për garantimin e sigurisë dhe rendit publik për mbarëvajtjen e Kampionatit Europian të Futbollit.

Punonjësit e policisë shqiptare janë vendosur në pika të ndryshme të kalimit të udhëtarëve si aeroporte, stacione trenash dhe autobuzash, e ku së bashku me punonjësit e Policisë Gjermane kanë kryer kontrolle të dokumentacioneve për tifozët e dyshuar.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit Policor Ndërkombëtar, ITCC kanë administruar listën e tifozëve problematik.

“Deri tani nuk është evidentuar asnjë rast problematik nga tifozat shqiptarë”, informoi Ferdinand Mara, Drejtor i Rendit, në Policinë e Shtetit.

Në fund të takimit, ministri Balla i përgëzoi për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe u uroi një qëndrim sa më të gjatë, duke siguruar edhe mbështetjen e tij si Ministër i Brendshëm në kontributin e tyre për mbarëvajtjen e zhvillimit të ndeshjeve në një atmosferë sa më të sigurtë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese