Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Balla, Rrumbullaku dhe Muça merren në pyetje në “TIMS” deri në mëngjes, Salianji: Kemi arritur të zbulojmë të dhëna befasuese

Shkruar nga Newsbomb
Balla, Rrumbullaku dhe Muça merren në pyetje në
Deputetet e opozites

Mbledhja e Komisionit TIMS, ku u mor në pyetje ministri Taulant Balla, kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i IT në Polici, Ervin Muça ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.

Mbledhja ka zgjatur deri në orën 03.30. kjo mbledhje nisi me debate pasi mazhoranca kërkoi që mbledhja të zhvilloi me dyer të mbyllura për shkak të informacioneve të klasifikuara, ndërsa opozita kërkoi që të ishte një mbledhje e hapur.

Pas mbledhjes me anë të një video, kreu i këtij komisioni, Ervin Salianji është shprehur se nga marrja në pyetje kanë marrë të dhëna befasuese.

“Pas orësh debate dhe marrjesh në pyetje të 3 dëshmitarëve, Ministrit të Brendshëm, drejtorit të Policisë së Shtetit dhe Ervin Muçës, pas orësh e orësh, ora 3 e 26 e  mëngjesit kemi përfunduar seancën e pyetjeve bashkë me kolegët. Do jeni në dijeni për shumë çështje që janë diskutuar në këtë komision që u kufizua nga vota arbitrare e PS për të bërë mbledhje të mbyllur.

“Kemi arritur të zbulojmë të dhëna befasuese në lidhje me hetimin parlamentar, që shumë shpejt do t’i bëjmë publike për të gjithë. Pavarësisht përpjekjeve të PS për të bllokuar këtë hetim ne po i shkojmë drejt fundit për ta ndriçuar plotësisht të gjithë këtë situatë të errët që ka ndodhur me të dhënat e sistemit TIMS”, tha Salianji.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese