Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Balla nga Madridi përshëndet operacionin e SPAK: Përgjigje për ata që thonë se nuk goditen kokat

Shkruar nga Newsbomb
Balla nga Madridi përshëndet operacionin e SPAK: Përgjigje
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar nga Madridi, ku ndodhet për një takim zyrtar në lidhje me megaoperacionin e SPAK, që u lëshuan 50 urdhër-arreste.

Balla ka përgëzuar SPAK duke thënë se këto aksione i japin fund pandëshkueshmërisë, teksa thotë se kjo është edhe një përgjigje për ata që thonë “po kokat pse nuk goditen”.

“Përgëzoj SPAK, dhe prokurorët që kanë drejtuar hetimin. Falënderoj policinë e shtetit, është një operacion që ndërlidhet, me personazhe të krimit në Shqipëri që janë aktiv jo vetëm në Shqipëri por edhe në disa vende evropiane përfshirë edhe Spanjën.

Operacione te tilla të vijojnë të konsolidohen për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Kjo është një përgjigje për ata që thonë po kokat po kokat pse nuk goditen”, tha Balla.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese