Hapësire reklamuese

Politikë

Balla jep lajmin: Janë arrestuar në Itali dhe Spanjë dy personazhe të botës së krimit

Shkruar nga Newsbomb
Balla jep lajmin: Janë arrestuar në Itali dhe Spanjë dy
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në interpelancën e thirrur nga deputeti i PD, Ervin Salianji ka thënë se në 2023 Shqipëria ka pasur nivelin më të ulët të vrasjeve.

Ai po ashtu foli për sigurinë në vend duke thënë se Shqipëria është një vend i sigurt për turistët. Balla ka dhënë edhe lajmin se dy personazhe të botës së krimit janë arretuar në Spanjë dhe Itali dhe do të ekstradohen së shpejti në Shqipëri.

“Kam nderin të jem ministër i Brendshëm prej 300 ditësh. Lajmi më i përhapur sot është certifikimi ynë si destinacion i sigurt turistik, i është pastruar një herë e përgjithmonë vendit imazhi i së shkuarës.

Turistët fjala e parë që thonë është që u pëlqen siguria. Flasim për turistë nga vend që sigurinë e kanë të lartë. Janë turistë që ndihen të sigurt në vendin tonë.

Shqipërisë i është pastruar imazhi i nxirë i një periudhë shumë vjeçare. Vende me nivele të larta sigurie janë turistë të cilët ndihen të sigurt në Shqipëria. Fillojnë me fjalinë “siguria”, dalin  natën dhe nuk kanë frikë. E kemi mbyllur vitin 2023 me 0 ngjarje kriminale fatale me vizitorët e huaj dhe duhet ta ruajmë këtë trend pozitiv.

Ju kërkoj më shumë mbështetje për Policinë e Shtetit. Më 12 korrik do të rriten pagat e policisë. Rezultatet e krijuara deri tani është sundimi i ligjit ndaj krimit të organizuar. Në territorin  vendin tonë s’mund të ketë të fortë mbi ligjin.

Lufta kundër krimit të organizuar është prioritet i kësaj qeverie. Sapo janë arrestuar dy personazhe të botës së krimit, dhe do të ekstradohen nga Italia dhe Spanja. 2023 shënon vitin me shifrat më të ulëta të vrasjeve në 30 vite”, tha ai ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese