Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka nënshkruar në Abu Dhabi, marrëveshjen për zhvillimin e projektit “SMART CITY” në disa qytete të Shqipërisë.
Balala teksa ndan momente nga nënshkrimi i marrëveshjes shkruan se ky projekt ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës, pronës private si dhe monitorimin e trafikut rrugor. E gjitha kjo do të arrihet përmes një sistemi gjithëpërfshirës zgjidhjesh teknologjike.
“Memorandumi i Mirëkuptimit dhe bashkëpunimit që sapo kemi firmosur ka të bëjë pikërisht me një projekt të madh, i cili do të shtrihet në të gjitha qytetet kryesore të vendit si hap i parë, pastaj për t’u shtrirë në të gjithë vendin në një fazë të dytë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë publike përmes një sistemi monitorimi me kamera e radarë.
Radarët do të përdoren kryesisht përsa i përket garantimit të sigurisë rrugore në të gjitha qytetet ku do të zhvillohet ky projekt, ndërkohë që pjesa tjetër me kamera do të rritë sigurinë publike, por dhe do të na mundësojë një rialokim të forcave policore nga rrugët për shërbime të tjera, sepse do të jetë një monitorim 24 orë duke përdorur fjalën më të fundit të teknokogjisë, përfshirë këtu edhe inteligjencën artificiale si një hap i rëndësishëm drejt një sistemi të ri monitorimi dhe garantimi të sigurisë publike”, u shpreh ministri i Brendshëm.