Hapësire reklamuese

Politikë

Balla dhe Tabaku në mbledhjen e KKIE-së: Procesi i Berlinit i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Balla dhe Tabaku në mbledhjen e KKIE-së: Procesi i Berlinit i
Minstri i Brendshëm, Taulant Balla dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku

Minstri i Brendshëm, Taulant Balla dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian të zhvilluar ditën e sotme.

Gjatë fjalës së saj, deputetja Jorida Tabaku foli në lidhje me procesin e Berlinit dhe integrimin europian, si një porces i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Tabaku shprehet se ky proces është ideuar si një urë tjetër në fushën e bashkëpunimeve dhe fuqizimit të lidhjeve institucionale midis vendit tonë dhe BE-së.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, deputetja e PD, Jorida Tabaku foli në lidhje me procesin e Berlinit dhe integrimin europian.

Procesi i Berlinit u ideua si një urë tjetër bashkëpunimi dhe fuqizimi të një lidhje fizike por që duhet të ishte edhe institucionale mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Procesi, kishte idenë dhe buronte nga filozofia e ofrimit tek vendet e Ballkanit Perëndimor jo vetëm të granteve dhe mundësive për zhvillimin infrastrukturor por edhe si një mundësi për të fuqizuar edhe më shumë institucionet demokratike të vendit.

Në pak fjalë Procesi Berlinit është një proces integral i Integrimit Europian”,- tha deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese