
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përfunduar pas rreth 3 orësh dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS.
Pas tij, pritet që ditën e sotme të dëshmojë para Komisionit po ashtu edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, si dhe ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.
Seanca në Komisionin Hetimor po zhvillohet me dyer të mbyllura, pas kërkesës së dëshmitarëve që ky proces të zhvillohej pa praninë e mediave.
Kujtojmë, se kryetari i këtij Komisioni, Ervin Salianji kërkoi që seanca të mbahej e hapur, por kjo gjë nuk u pranua.
Komisioni Hetimor për sistemin TIMS është ngritur me dakordësinë e palëve politike për të hetuar rrjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve, rrogava dhe targave të makinës nga sistemi TIMS, në janarin e vitit të shkuar.