
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Donald Trump, i cili u betua ditën e sotme si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në urimin e tij, Begaj ka theksuar dhe njëherë marrëdhëniet e forta dhe miqësore mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, si një aleancë që mbetet e përkushtuar për të forcuar gjithmonë e më shumë partneritetin mes dy vendeve.
“Urime të ngrohta për Donald Trump, i cili u betua si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e vlerave të qëndrueshme të demokracisë. Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë”, shkruan Begaj në rrjetin e tij social.