Hapësire reklamuese

Politikë

Bajram Begaj krah Meidanit dhe Moisiut në Presidencë: Zhvilluam një bisedë miqësore dhe të frytshme

Shkruar nga Newsbomb
Bajram Begaj krah Meidanit dhe Moisiut në Presidencë: Zhvilluam
Pamje nga takimi i Presidentëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka realizuar ditën e sotme një takim me ish- Presidentin Rexhep Meidani dhe ish- Presidentin Alfred Moisiu.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Begaj nëpërmjet një postimi të publikuar në rrjetin social Facebook. Në postimin e shpërndarë ku shfaqet me dy ish-krerët, drejtuesi aktual i shtetit, Bajram Begaj shkruan se ka zhvilluar një bisedë miqësore dhe të frytshme me dy paraardhësit e tij.

Me Presidentin Moisiu dhe Presidentin Meidani në një bisedë miqësore dhe të frytshme”,- shkruan Presidenti Bajram Begaj krahas fotos së publikuar.

Ish- Presidenti, Rexhep Meidani shërbeu si President i Shqipërisë gjatë viteve 1997- 2002. Ai ka pasur një karrierë të gjatë dhe të sukseshme si fizikant, profesor, diplomat dhe politikan.

Ish-Presidenti, Alfred Moisiu ishte pasuesi i Meidanit, i cili erdhi në krye të Presidencës gjatë viteve 2002-2007. Moisiu ka pasur një karrierë të gjatë ushtarake, me grada të larta në ushtrinë e Shqipërisë, ndërsa pastaj ai ka shërbyer si ministër në Ministrinë e Mbrojtjes gjatë qeverisë së përkohshme në ’91.

Më pas, ai i zgjodh nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Fatos Nano si kandidat me konsensus për Presidencën pas përfundimit të mandatit të Rexhep Meidanit .

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese