Hapësire reklamuese

Politikë

Baçi zbulon pse shkoi në SPAK: Kryetarja e Roskovecit më akuzon se është në ankth nga statuset e mia

Shkruar nga Newsbomb
Baçi zbulon pse shkoi në SPAK: Kryetarja e Roskovecit më akuzon
Luan Baçi në deklaratë për mediat

Pak ditë më parë, deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, por nuk u zbuluan arsyet e thirrjes së tij në SPAK.

Këtë të hënë, ka qenë vetë Baçi, i cili përmes një deklarate për mediat tha se ka dëshmuar në lidhje me një gjyq me kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi. Shkak ishin bërë statuset në rrjetet sociale të deputetit demokrat ndaj kryebashkiakes së Roskovecit.

 “Jam këtu për një gjyq me kryetaren e bashkisë së Roskovecit Bufi. Bufi më akuzon se është në ankth nga statuset që kam bërë duke marrë në mbrojtje banorët e Roskovecit. Atë që japin mediet të një kallëzimi të bërë vite më parë është çështje e mbyllur. Pushimin e çështjes madje e kam marrë nga mediet”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese