Në Iftarin e organizuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Mondi u organizua dhe një surprizë për kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali me rastin e ditëlindjes
Spiroali ka sot ditëlindjen dhe Baba Edmond Brahimaj, duke zbuluar këtë fakt për të pranishmit dhe duke ofruar tortën e përgatitur me këtë rast, e uroi znj. Spiropali në emër të të gjithë të pranishmëve: “Në Iftarin që shtrojmë sot kemi edhe një gëzim tjetër, ditëlindjen e zonjës Spiropali. Prandaj edhe në emrin tuaj e uroj Kryetaren e Kuvendit në këtë ditë të shenjtë: Të bëhesh 100 vjeç, të jesh e ëmbël dhe të na nxjerrësh ligje të ëmbla.”, u shpreh Baba Mondi.
Vetë Spiropali uroi të gjithë besimtarët agjërim të lehtë
“Ju falenderoj me shumë përulësi për këtë surprizë, i dashur Baba Mondi. U uroj të gjithë besimtarëve, të gjithë atyre që agjërojnë, agjërim të lehtë e të pranuar. Uroj të kemi më shumë dashuri në zemrat tona, më shumë tolerancë, më shumë paqe dhe më shumë mirëkuptim.
T’u vijmë më shumë në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë. Urimet më të mira në këtë muaj të shenjtë, me kaq shumë peshë e simbolikë, për të gjithë besimtarët, për të gjithë shqiptarët.” - u shpreh znj. Spiropali.