Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Politikë

Avokati i Metës flet për divorcin me Kryemadhin: Lajm i trishtë, por i pashmangshëm

Shkruar nga Newsbomb
Avokati i Metës flet për divorcin me Kryemadhin: Lajm i trishtë,
Ilir Meta dhe avokati Genc Gjokutaj

Pas reagimeve të shumta pas lajmit për divorcin e çiftit Meta-Kryemadhi, avokati i presidentit të PL ka njoftuar se paraqiti në gjykatë kërkesën e klientit të tij, me objekt zgjidhjen e martesës me Monika Kryemadhin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjokutaj e konsideron lajmin e ndarjes së çiftit të trishtë dhe thotë se ky rast i përket vetëm familjes Meta dhe nuk mund të shndërrohet në biznes politik.

“Sot erdha ne dijeni te kerkeses se Zotit Ilir Meta ne Gjykate me objekt zgjidhjen e marteses se Tij me Zonjen Monika Kryemadhi!

Ky lajm eshte i padeshiruar dhe i trishte për këdo por siç duket i pashmangshem! Duke marrë shkas nga reagimi i mediave dhe me gjere jam i bindur se kjo ngjarje nuk mund te jete dhe nuk mund te shnderrohet ne biznes politik apo konsum denigrues per askend!

Kjo eshte nje çeshtje midis Zotit Ilir, Zonjës Monika, fëmijëve te tyre dhe Zotit!” – shkruan Gjokuta.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese