Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Avokati analizon dokumentin e SPAK: Nuk ka më dyshime, Erion Veliaj është duke u hetuar!

Shkruar nga Newsbomb
Avokati analizon dokumentin e SPAK: Nuk ka më dyshime, Erion Veliaj
Kerkesa e SPAK per pasurine e Erion Veliaj

Avokati dhe juristi i njohur Jordan Daci, është shprehur mbrëmjen e sotme se kryebashkiaku Erion Veliaj është zyrtarisht një person që po hetohet nga SPAK. Ai ka analizuar në emisionin "Opinion" dokumentin që ka rrjedhur në media, për verifikimin e pasurisë së kryebashkiakut të Tiranës.

"Nuk ka vend për diskutim, ai është një person nën hetim. Mund të ketë të bëjë me inceneratorin e Tiranës, por mund të jetë edhe për një rast tjetër. Prokurori nuk e ka detyrim të dalë me njoftim për nisjen e procedimit penal, për të mos dëmtuar hetimin.

Ky dokument tregon që ka një hetim. Është krejt normale që SPAK as e mohon dhe as e pohon. Marrja i pandehur është gjëja e fundit që ndodh. Jo detyrimisht procedimi penal do të thotë se je marrë i pandehur. Ka një akuzë, dyshohet, sepse nëse t'i nuk dyshohesh nuk ke vend për hetime", u shpreh avokati.

Më tej, Jorda Daci theksoi se pavarësisht nëse procedimi penal që po drejtohet nga prokurori Ols Dado ka lidhje me inceneratorin e Tiranës ose është krejt tjetër, zyrtarisht "Ai (Erion Veliaj) është i dyshuar për një vepër penale".

Avokati analizon dokumentin e SPAK: Nuk ka më dyshime, Erion Veliaj
Kërkesa e Prokurorisë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vënë në "sitë" pasurinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, të vëllait, Arbër Veliaj si dhe nënës, Shqiponjë Veliaj.

Prokurori Ols Dado i ka drejtuar një kërkesë të gjithë bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, që të japin informacion për llogaritë financiare të familjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në kërkesë theksohet, që duhet të vendoset në dispozicion çdo informacion që lidhet me veprimet bankare dhe transaksionet financiare të kryera brenda e jashtë vendit.

SPAK bën me dije se ka regjistruar procedim penal dhe në të tilla kushte kërkon bashkëpunimin e bankave të nivelit të dytë, duke vënë në dispozicion të gjithë dokumentet e nevojshme, sa i përket llogarive të Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Avokati analizon dokumentin e SPAK: Nuk ka më dyshime, Erion Veliaj
Kërkesa e Prokurorisë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese